Riba al-Fadl: Kjo i referohet interesit në ndërrim. Kjo lidhet me shtesën e marrë gjatë ndërrimit të mallrave të llojit të njëjtë (p.sh. grurë për grurë). Transaksionet me ndërrim ishin të zakonshme gjatë kohës së Profetit Muhammed (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi te), dhe ai nuk i kufizoi shfrytëzimin e interesit/kamatesë vetëm në transaksionet kredituese të hollave, por në të gjitha llojet e ndërrimeve.