Tri gradat e asketizmit

Grada e parë: Të jetë asket ndaj dynjasë, edhe pse ka pasion për te, zemra e tij anon tek ajo, ia lakmon shpirti, por e lufton dhe e ndalon shpirtin e tij nga kjo lakmi. Ky njeri quhet asket në stërvitje, mutezahid. 
Grada e dytë: Ai që flak dynjanë me dëshirë, sepse nuk ka vlerë tek ai përballë gjësë së shtrenjtë që lakmon. Ky njeri e vëren asketizmin e vet dhe e përmend shpesh. Ky person i ngjan njeriut, i cili ka lënë një dirhem për dy. 
Grada e tretë: Ai që tregohet asket ndaj dynjasë me vullnet, tregohet asket edhe në asketizmin e tij, nuk e llogarit se ka flakur diçka, sikurse ai që len një gur për të marrë një margaritar. 
Shembulli për gradën e tretë është si rasti i njeriut, të cilin e pengon një qen te dera e mbretit për të hyrë brenda te mbreti. Ai i hedh një kafshatë dhe qeni angazhohet me këtë kafshatë, ndërkohë që ky hyn te mbreti dhe i afrohet mbretit. Shejtani është qeni te dera e Allahut, i cili i pengon njerëzit për të hyrë tek Allahu, edhe pse dera është e hapur dhe s’ka pengesa, kurse dynjaja është sikurse kafshata. Ai që e le atë për të fituar krenarinë e afërsisë së mbretit, nuk e llogarit aspak këtë kafshatë.

Solli Bekir Halimi

Artikulli paraprakRiba al-Fadl
Artikulli vijuesDija është tri pëllëmbë, medito në cilën je ti