Rikthehet në punë aparati i koronarografisë

1 Min Read

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime nga kardiologjia invazive, se nga sot është rikthyer në punë aparati i koronarografisë.

Rikthimi në punë i aparatit është bërë pas ndërrimit të gypit katodik, i cili për shkak të procedurave të prokurimit dhe procedurave doganore ishte vonuar, meqë i njëjti ishte importuar nga jashtë, thuhet në një njoftim për media lëshuar nga QKUK.

“Të gjithë pacientët që kanë qenë në listë të pritjes do të ftohen për intervenim sipas listës së pritjes, përderisa furnizimi me material shpenzues dhe stenta është bërë kohë më parë nga Ministria e Shëndetësisë”.

Share This Article