Robert David Steele: ‘Sulmet terroriste janë të sajuara nga shërbimet sekrete amerikane’

Robert David Steele është një oficer amerikan i zbulimit të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, i cili në “Trupat e Marinës” ka punuar për 20 vjet si agjent i CIA-s. Steele gjatë prezentimeve në luftën kundër terrorizmit, ka thënë se, “shumica e sulmeve ishin të sajuara”.

“Shumica e terroristëve dhe shumica e sulmeve terroriste janë të bëra nga shërbimet tona të sigurisë” – thotë ai. Pra këto sulme sipas tij janë krijuar nga shërbimet sekrete!

“Shikojeni mirë çdo sulm terrorist, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Të gjitha janë të qëllimshme dhe mashtruese ose të detyruara nga FBI” – thotë Steele.

“Fakti është se ne tani kemi qytetarë të FBI që nxisin terrorizmin”. Për shembull, çdo incident terrorist që kemi pasur në Amerikë ishte një sulm që mund ta quajmë “flamur të rreme”.

Sipas tij edhe Xhihadisti Gjoni (që priste koka njerëzish), është i trajnuar nga CIA.

Ai gjithashtu ka nënvizuar se ne të gjithë jemi të mashtruar. “Ata luajnë me jetën tonë. I bëjnë modelet dhe tregimet që ata duan”.

Artikulli paraprakNjeriu që plagosi Vllasin përmend edhe Isa Mustafën
Artikulli vijuesShkaqet kryesore të lodhjes