Ekipet e Rojes Bregdetare të Italisë shpëtuan 534 refugjatë të cilët po përpiqeshin për të kaluar Detin Mesdhe. Ekipet gjithashtu gjetën trupat e pajetë të 5 refugjatëve, raporton AA.
Mijëra refugjatë ikin nga lufta dhe uria nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Në përpjekjen për të arritur në Evropë duke e kaluar Detin Mesdhe disa prej tyre edhe sot gjetën vdekjen.
Në deklaratën me shkrim të Rojes Bregdetare të Italisë, thuhet se në 11 operacione të ndryshme në rajonin i cili është mes Libisë dhe Italisë në Detin Mesdhe që njihet si Kanali i Sicilisë janë shpëtuar nga mbytja 534 refugjatë në ujërat e Mesdheut.