Roja Bregdetare Italiane shpëton rreth njëmijë refugjatë në Mesdhe

Ekipet e Rojeve Bregdetare Italiane njoftuan se kanë shpëtuar rreth njëmijë emigrantë të paligjshëm 30 milje larg Libisë të cilët ishin nisur drejt Italisë me tre anije të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Ekipet e Rojes Bregdetare Italianë kanë theksuar gjithashtu se kanë ndërmarrë një operacion kontrolli në afërsi të ujërave territoriale mes Libisë dhe Italisë e cila përdoret nga trafikantët e qënieve njerëzore për trafikime të ndryshme nga Afrika për në Europë.
 
Në njoftim thuhet gjithashtu se emigrantët janë transportuar në portet Porto Empedocle dhe Augusta të Siçilisë.
 
Gjatë operacionit u vu re se në njërën nga anijet është nxjerrë një trup i pajetë i një emigranti.
 
Emigrantët shumica e të cilëve largohen nga rajonet e Luftës të Afrikës dhe të Lindjes së Mesme tentojnë të kalojnë me anije të vogla nga Libia në Itali.
Artikulli paraprakEkzekutohet me varje Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Jamaat-e-Islami
Artikulli vijuesTurqia reagon për ekzekutimin e Muhammed Kamaruzzaman