Magneziumi; Roli në trupin e njeriut, burimet, mungesa, mbidoza, doza ditore
Magneziumi është një element kimik me simbolin (Mg) dhe numër atomik 12. Magneziumi është elementi i tetë më i bollshëm në koren e tokës, elementi i katërt më i zakonshëm në tokë, pas hekurit, oksigjenit dhe silikonit. Elementi i tretë më i bollshëm në ujin e detit, pas natriumit dhe klorit. Magneziumi gjendet edhe në trupin e njeriut dhe është thelbësor për të gjitha qelizat.
Roli i magneziumit në trupin e njeriut
– Magnezi luan rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe kontrollin e energjisë në trup, aktivizimin e muskujve dhe nervave.
– Tret proteinat, karbohidratet, dhe yndyrnat.
– Ndihmon në ndërtimin e sintezës së ARN dhe ADN-së.
– Magneziumi është i nevojshme për transportin e duhur të kalciumit nëpër membranat qelizore.
– Mbron sistemin imun.
– Ndihmon në formimin e fortë të kockave.
– Ndihmon në parandalimin e arteriosclerozës.
– Ndihmon në kurimin e artritit reumatoid.
– Magneziumi vepron kundër endemës në këmbë dhe ne sistemin gastrointestinal të shkaktuar nga indometacina.
– Ndihmon në parandalimin e zhvillimit të artritit.
– Parandalon presionin e lartë të gjakut tek njerëzit me pre-hypertension.
– Ndihmon në uljen e simptomave të astmës.
– Mban presionin e gjakut në normalitet.
– Ruan ritmin e qëndrueshëm të zemrës.
– Forcon kockat dhe muskujt.
– Parandalon dhe lufton qelizat kancerore.
Mungesa e magneziumit mund të shkaktojë
– Dhimbje të muskujve.
– Pagjumësi dhe ankth.
– Dhimbje kronike.
– Stres fizik, dhe emocional.
– Dridhje e pavullnetshme e syrit dhe muskujve.
– Sëmundje të zemrës.
– Diabet tip ll.
– Mangësia e magnesiumit mund të jetë faktor rreziku për osteoporozën.
– Sëmundje të veshkave.
– Migrenë dhe infrakt cerebral.
– Sëmundje nervore dhe kujtesë të dobët.
Burimet e magneziumit
– Midhjet, peshku.
– Arrat, bajamet, fëstëku, lajthitë.
– Farat e kungullit, farat e lulediellit, farat e chias, farat e lirit.
– Drithërat e plotë, orizi.
– Bishtajoret.
– Spinaqi, panxhari, lakra, bamjet.
– Çajrat bimorë.
– Kosi.
– Avokado.
– Bananja.
– Kakao.
– Qumështi.
– Rrushi.
Mbidoza e magneziumit mund të shkaktojë
– Të vjella.
– Diarre.
– Dhimbje koke.
– Dhimbje barku.
– Dhimbje veshkash.
Doza ditore e magneziumit
– 12-18 vjeç: 200mg.
– Për meshkuj mbi 18 vjeç: 400mg.
– Për femra mbi 18 vjeç: 320mg.