Roma fiton në derbi për të mbajtur kreun

Ka vazhduar rekordi i qind për qindtë i Romës në këtë fillimsezoni në Serie A edhe në derbin lokal kundër Lazios. Giallorossët fituan me rezultat 2-0.
Gjysma e parë përfundoi pa gola, ndërsa të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Francesco Totti depërtoi në zonë dhe harkoi, ndërsa Federico Balzaretti e priti topin dhe shënoi (63’).

Shpresat e Biancocelestëve për të barazuar u zbehën në minutën e 82-të kur mbetën me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit të Goncalves Andre Dias me karton të kuq.

Dhe këtë e shfrytëzuan lojtarët me fanellat e kuqe duke shënuar edhe një herë. Adem Ljajic realizoi nga penaltia (90’+4).

Lorik Cana luajti nga minuta e parë në këtë sfidë, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 72-të.

Pas katër xhirosh, Roma numëron 12 pikë dhe është në krye të tabelës. /Telegrafi/Kohaislame.com/

Artikulli paraprakTë shkelësh kampionin
Artikulli vijues“Monaco, skuadër më kompakte se PSG”