Zyrtare: Mourinho i Chelseat

Jose Mourinho do të jetë trajner i ri i Chelseat. Trajneri portugez e ka vendosur definitivisht rikthimin e tij te skuadra londineze.

Një zyrtar i skuadrës së Chelseat e ka konfirmuar lajmin për marrëveshjen e cila është vërtetuar edhe nga agjenti i Mourinhos.”

Po, kanë përfunduar të gjitha detajet dhe Mourinho është trajner i ri i Chelseat. Firmosja e kontratës është bërë këtë të hënë, në ditën që Mourinho u pa në Londër me Rui Farian” deklaro zyrtari i Chelseat.

Mourinho ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me Chelsean, nga e cila do të përfitoj për 4 vite , 40 milion funta. Ndeshja e parë e Mourinhos me Chelsean do të jetë me yjet e Singaporit në një turne aziatik.kohaislame

Artikulli paraprakEdhe furnizimi me barna temë e dialogut
Artikulli vijuesPër status të veteranit të UÇK-së mbi 57 mijë aplikues