Romney dhe Obama keqpërdorin çështjen e punësimit

Dy kandidatët për president të SHBA vazhdojnë të keqpërdorin çështjen e punësimit në fushatën e tyre zgjedhore.

Fokusimi i Barak Obamës në premtimet për krijimin e vendeve të punës dhe gjithashtu Mit Romney në papunësinë e madhe në SHBA dëshmon faktin se fushata parazgjedhore në këtë vend është përqëndruar në mashtrimin e amerikanëve në lidhje me papunësinë.

Kandidati republikan për president të SHBA Mitt Romney pësoi një dështim të madh gjatë një fjalimi të mërkurën në konventën e Shoqatës Kombëtare për përparimin e popullisisë me ngjyrë në Teksas.

Ai u fishkëllye nga audienca për kritikat ndaj iniciativave të Kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë Barack Obama. Në fillim Mitt Romney e pritën me dashuri por gjendja e audiencës ndryshoi, kur politikani premtoi se do të anulojë planin e propozuar nga Barack Obama për reformimin e kujdesit shëndetësor në rast se ai fiton në zgjedhjet e 6 nëntorit. Diçka të ngjashme Mitt Romney përjetoi edhe disa javë më parë, duke folur para qytetarëve nga Amerika Latine. Kurse Si pasoj e thellimit të krizës ekonomike në Amerikë, Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka zvogëluar parashikimet e saj për rritjen ekonomike të SHBA-së më 2012 dhe 2013. Në rishikimin gjysmë vjetor të buxhetit, Shtëpia e Bardhë ka thënë se pret rritje të bruto prodhimit të brendshëm në 2.3 për qind këtë vit dhe 2.7 për qind vitin tjetër – çfarë është më pak.kohaislame

Artikulli paraprakRaporti i FMN-së: Kriza po “mbërthen” botën, të pamjaftueshme masat
Artikulli vijuesCNN: Pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë