Raporti i FMN-së: Kriza po “mbërthen” botën, të pamjaftueshme masat

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij më të fundit thekson se kriza ekonomike po përparon me shpejtësi, ndërsa masat e ndërmarra për ndalimin e saj janë të pamjaftueshme. Raporti përqëndrohet mbi ekonominë e SHBA-së, Kinës, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Eurozonës.

Duke qëndruar tek kjo e fundit FMN shprehet se masat e ndërmarra nga vendet e prekura janë të pa mjaftueshme, dhe kjo ka sjellë një dëm të madh në sektorin bankar. Liderët europianë duhet të marrin vendime të menjëhershme kundër krizës së borxheve.
Rreziku i infektimit është ende i lartë dhe Europa duhet të bëjë më shumë për ta shmangur atë, thuhet në raportin e fondit dedikuar ndikimit të politikave ekonomikë të pesë ekonomive.
FMN vlerëson se vendimet e marra brenda bllokut të monedhës euro pavarësisht progreseve nuk duket se janë të mjaftueshme për të ndalur shpërndarjen e stresit dhe ndoshta mund të vënë në rrezik një rimëkëmbje globale e cila është në stanjacion për shkak të krizës së tregjeve financiare.kohaislame

Artikulli paraprakKONGRESI AMERIKAN PARAQET NJË PROJEKTREZOLUTË NË PËRKRAHJE TË LUFTËS ANTI-TERROR NË TURQI
Artikulli vijuesRomney dhe Obama keqpërdorin çështjen e punësimit