Ronaldo çon Realin në gjysmëfinale

Cristiano Ronaldo ka realizuar tre gola për ta kualifikuar Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra madrilene mposhti Wolfsburgun 3 me 0 për të përmbysur rezultatin e takimit të parë, të cilin gjermanët e fituan me rezultat 2 me 0.

Dy golat e parë, ylli portugez i shënoi në minutat 16 dhe 17, ndërsa të tretin në minutën e 77-të nga gjuajta e lirë.

Reali tani kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 3 me 2.

Artikulli paraprakBashkimi Evropian ia “heqë” vizat Kosovës, por pritet t’ia vendos SHBA-ve dhe Kanadasë!
Artikulli vijuesProtestuesit rikthehen përpara selisë së VMRO-DPMNE-së