Bashkimi Evropian ia “heqë” vizat Kosovës, por pritet t’ia vendos SHBA-ve dhe Kanadasë!

Komisioni Evropian sot shtyu vendimin mbi vendosjen e regjimit të vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë dhe Brunein.

Ky Komision gjithashtu i kërkoi Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian që të nisin debatin për të marrë një qëndrim më të përshtatshëm mbi këta hapa dhe të informojë Komisionin jo më vonë se më 12 korrik.
Sipas Rregullores së BE-së në vitin 2001, Komisioni Evropian është i detyruar të lëshojë një vendim për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për ato vende të cilat vazhdojnë të kërkojnë viza për qytetarët e BE-së, transmeton Indeksonline.
Komisioni Evropian është i detyruar ta bëjë këtë brenda 24 muajve nga botimi i saj në Librin Zyrtar të BE-së për një vend të tretë që kërkon vizat për qytetarët evropianë.
Një vendim i tillë është e mundur të hyjë në fuqi, brenda katër muajve, Këshilli i BE-së dhe Parlamentit Evropian nuk ka ngritur kundërshtim të mundshëm. Këshilli i BE-së mund të bllokojë një vendim të tillë vetëm me shumicën e vendeve anëtare.
Komisioni Evropian në prill të 2014 ka marrë një njoftim me mungesë të reciprocitetit në rastin e Australisë, Bruneit, Kanadasë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Mungesa e reciprocitetit në rastet e Australi dhe Japoni, ndërkohë, është zgjidhur dhe të dy vendet tani lejojë të gjithë qytetarët e BE-së që të udhëtojnë pa viza.kohaislame

Artikulli paraprakKëta janë emrat e rinj të qeverisë Mustafa
Artikulli vijuesRonaldo çon Realin në gjysmëfinale