
Harry Kane është sulmuesi më i kërkuar i momentit falë formës fantastike që po kalon me Tottenham Hotspur.
Don Balon se në garën për shërbimet e tij është përfshirë edhe Real Madridi që planifikon të bëjë ofertë gjatë verës.
Për më shumë, bëhet e ditur se Cristiano Ronaldo dëshiron që 24-vjeçari t’i bashkohet në Santiago Bernabeu.
Reali pritet ta forcojë sulmin për sezonin e ardhshëm dhe është duke i shqyrtuar opsionet potenciale për fazën ofensive.
Nga ana tjetër, Karim Benzema mund ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër, ashtu që një qendërsulmues do të ishte i domosdoshëm për Los Blancos.
Padyshim se një kombinim i Ronaldos me sulmuesin anglez do të paraqiste një dyshe të frikshme për portat kundërshtare.
Juventusi dhe Manchester Unitedi janë ndër klubet e shumta që i kërkojnë shërbimet e Kane.