ROSU nën vëzhgim të KFOR-it

KFOR-i gjatë gjithën natës, ka ruajtur dhe ka survejuar bazën e forcave speciale të policisë së Kosovës, ROSU në Mitrovicë.
Burime ndërkombëtar i kanë thënë gazetës “Koha Ditore” me kushte anonimiteti se KFOR-i ka pasuar një informacion se Njësia speciale e policisë së Kosovës e njohur si ROSU do të intervenoj në veriun e Mitrovicës natën ndërmjet të enjtes dhe të premtes.

Për këtë sipas burimit, KFOR-i ka dislokuar disa trup të saj diku në afërsi të Mitrovicës me qëllim që të parandalojë lëvizjen e ROSU për në veri të Mitrovicës dhe Kosovës.

Burimi më tej ka shtuar se KFOR-i ka paralajmëruar edhe zyrtarë të lartë të Policisë dhe Qeverisë së Kosovës se nuk do të lejojë që forcat speciale të kalojnë matanë Ibrit.

KFOR-i ka ndërmarrë këtë hap pasi nga NATO është marrë informacion se një njësi i forcave ROSU nga rajoni i pjesë është vendosur në Mitrovicë.

Në lidhje me këto zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka theksuar nuk ka pasuar ndonjë plan për lëvizje të policisë por ai nuk ka dashur të komentojë se a është e vërtet se KFOR-i po ruan dhe survejon ROSU –n në kampin e tyre në lagjen ‘Bair’.

Në anën tjetër zyrtarë të njësisë speciale në kampin e ROSU në ‘Belvedere’ kanë theksuar për ‘Koha Ditore’ se një njësi e ROSU nga rajoni i Pejës, pas sulmit terrorist në veri të Mitrovicës na ka ardhur në ndihmë me të vetmin qëllim që të mbajmë situatën e tensionuar nën kontroll. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakDomatet Luftojnë Shumë Sëmundje Dhe Janë Më Të Fuqishme Të Gatuara
Artikulli vijuesRevista zvicerane e mbronë ballinën me romin nga Kosova