Përveç ankthit dhe agresionit, fëmijët zhvillojnë edhe modele më të këqija të sjelljes si varësia nga alkooli dhe drogat.
Që fëmijët nuk duhet rrahur e dimë të gjithë, të paktën shpresojmë që është kështu. Madje edhe “goditja e herëpashershme në prapanicë” hyn në sjelljen e papranueshme, e cila është e ndaluar me ligj në shumë vende të botës.
Por, në praktikë gjërat fatkeqësisht janë ndryshe, prandaj është e rëndësishme të përkujtohet fakti që fëmijët të cilët dënohen në këtë mënyrë në moshën e rritur sëmuren nga çrregullimet psikike dhe zhvillojnë forma të ndryshme të varësisë.
Siç ka treguar hulumtimi i shkencëtarëve kanadezë i publikuar në revistën “Pediatrics”, pikërisht dënimi trupor me goditjen në prapanicë çon në çrregullimet e tilla të sjelljes. Nëse mendoni që në këtë mënyrë keni treguar fuqinë tuaj, kuptoni që me goditje, një situatë stresuese e bëni edhe më keq dhe shkaktoni frikë te fëmijët, transmeton Koha.net.
Provoni të kuptoni që fëmijët i formon pikërisht sjellja juaj ndaj tyre, prandaj nëse mendoni që fëmija juaj është i keq, në fakt ju thoni që të tillë jeni vetë, sepse fëmija imiton modelet tuaja të sjelljes.