Rrahjet e Zemres dhe Stresi

Stresi mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës

Rrahjet e zemrës janë perceptuar si anomali të rrahjes së zemrës dhe karakterizohen nga ndërgjegjësimi i kontraktimeve të muskujve kardiake në gjoks si: rrahje me vështirësi, rrahje të shpejta / ose të parregullta. Rrahjet e parregullta të zemrës mund të jenë të ndryshueshme ose të vazhdueshme.

Këto lloj rrahje të zemrës mund të ndodhin në kohë të caktuara, ose mund të zgjasin për periudha të gjata kohore. Çdo pjesë e zemrës ka potencialin të jetë e irrituar dhe të shkaktojnë rrahje të çrregullta.

Rrahjet shtesë të zemrës janë normale dhe shumica e njerëzve janë në dijeni se ato kanë ndodhur. Çdo qelizë e muskujve në zemër ka potencialin për të gjeneruar një sinjal elektrik që mund të përhapet jashtë rrugëve normale në përpjekje për të gjeneruar rrahjet e zemrës. Rrahjet shtesë të zemrës janë normale dhe mund të mos jetë asgjë më shumë se një ngacmues i rastit, por në disa raste mund të jenë të rrezikshme në qoftë se janë akute dhe kronike.

Nëse nyja Sino-Atriale dështon, atëherë qelizat e tjera në atrium do përpiqen të marrin përgjegjësinë. Nëse edhe ato dështojnë, atëherë atrio- ventricular ose AV e kryejnë këtë punë, por në një normë më të ulët, duke kryer rreth 40 rrahje në minutë. Dhe si mbështetje përfundimtare,ventricle (barkushja vetë) mund të gjenerojnë energji elektrike, por me një ritëm shumë më të ngadaltë prej rreth 20 rrahje në minutë.

Rrahjet e zemrës mund të jenë të lidhura gjithashtu me sëmundje të zemrës

Sëmundje të zemrës të lidhura me rrahjet e çrregullta përfshijnë:

– Sulm në zemër

– Sëmundje koronare arteriale

– Dështim të zemrës

– Probleme të valvulave të zemrës

– Probleme të muskujve zemrës

Shkaqet e rrahjeve të çrregullta të zemrës

Zemra ka nevojë për mjedisin normal për të punuar mirë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sistemin elektrik të zemrës; ndryshimet në kryerjen e funksionit të zemrës mund të çojnë në aftësi të zvogëluara të zemrës për pompimin e gjakut.

Rrahjet e çrregullta të zemrës mund t’i atribuohen këtyre shkaqeve kryesore:

– Mund të jenë të lidhura me sëmundje koronare të zemrës.

– Sëmundje të veshkave.

– Nivelet e ulta të serotoninës së trurit.

– Qarkullimi Hyperdynamic (paaftësia valvulare, tirotoksikoza, hypercapnia, temperatura e lartë e trupit, numërimi i ulët i qelizave të kuqe të gjakut).

– Ankthi dhe stresi; Ankthi dhe stresi rrisin nivelin e kortizolit dhe adrenalinën e trupit, e cila nga ana tjetër mund të ndërhyjë me funksionimin normal të sistemit nervor. Në mënyrë të ngjashme, stresi fizik dhe mendor mund të kontribuojnë në paraqitjen e dridhjeve dhe çrregullimeve të zemrës.

– Ilaçet kundër depresionit dëmtojnë jo vetëm zemrën, por edhe sistemin nervor dhe shkaktojnë ankth.

– Nivelet jo normale të elektroliteve si kaliumi, magnezi dhe kalciumi mund të shkaktojnë rrahje të çrregullta të zemrës.

– Anemia dhe hiperteroizmi janë gjithashtu shkaqe të mundshme të rrahjeve të zemrës.

– Shumë nga substancat që ne futim në trupin tonë mund të shkaktojnë rrahje zemre të çrregullta, duke u shfaqur për të vepruar si adrenalinë në zemër dhe e irritojnë atë. Në këto substanca përfshihen: Shtojcat të tilla si; vitaminat, dhe proteinat; Kafeina, duhani, alkooli, Iiaçet kimike, të gjitha llojet e drogës, sheqeri artificial, pijet energjike.

– Aktiviteti i fuqishëm fizik

– Presioni i ulët i gjakut

– Gratë që janë shtatzëna shpesh kanë rrahje zemre të çrregullta.

Simptomat e rrahjeve të çrregullta të zemrës

– Rrahjet e çrregullta të zemrës mund të shoqërohen me dhimbje të izoluar.

– Pacientët e përshkruajnë me vështirësi në frymëmarrje.

– Episodi i zgjatur mund të shoqërohet me dhimbje gjoksi.

– Gulçim.

– Dhimbje koke.

– Djersitje e tepruar.

– Përzierje dhe të vjella.

– Disa lloje të problemeve të ritmit të zemrës mund të shkaktojnë gjendje të fikësh.

– Ndjesi shpimi gjilpërash në dorë.

Diagnoza

Diagnoza do të përqëndrohet në simptomat dhe historinë mjekësore të pacientit.

Ju duhet t’i përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme:

– Kur të ndodhin rrahjet e çrregullta të zemrës?

– A vjen dhe ikën ky çrregullim, apo është kronik?

– Sa zgjati herën e fundit?

– Çfarë simptomash të tjera keni?

– A jeni konsumues i rregullt i kafeinës, alkoolit, medikamenteve kimike, apo drogës?

– A ka ndonjë problem tjetër mjekësor që mund të jetë një shkak i mundshëm?

Udhezime te pergjithshme te trajtimit natyral
– Ndryshime të jetesës mund të ndihmojnë për të minimizuar simptomat.

– Luftoni ankthin dhe stresin më mënyrë natyrale të tilla si:

– Kryeni ushtrime relaksuese në natyrë,

– Aromaterapia; vendosni disa pika vaj livando në një shami, dhe thithni aromën e këndëshme. Ose fërkoni gjoksin me disa pika vaj portokalli.

– Flini mjaftueshëm.

– Merrni frymë thellë dhe ngadalë.

– Salmoni dhe skumbria në veçanti përmbajnë nivele të larta të acideve të shëndetshme për zemrën.

– Melasa e zezë është një zgjidhje e thjeshtë për të kontrolluar rrahjet e zemrës. Duke qenë i pasur me kalium, hekur, kalcium dhe magnez ndihmon për të parandaluar këto mangësi në trup, që mund të shkaktojnë rrahje zemre të çrregullta. Melasa është veçanërisht e mirë për trajtimin e anemisë, një nga shkaqet kryesore të rrahjeve të çrregullta të zemrës.

Shtoni 1 lugë melasë në 1 gotë ujë.

Një tjetër alternativë është që të përzieni 2 lugë melasë dhe 2 lugë uthull molle në 1 gotë me ujë. Ndiqni secilën prej këtyre mënyrave një herë në ditë.

– Konsumoni më shumë ushqime të pasura me magnez. Mangësia e magnezit në trup mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës. Ky mineral siguron funksionimin normal të zemrës dhe të sistemit nervor, si dhe qarkullimin më të mirë të gjakut në trup.
Ushqime të pasura me magnez janë: spinaqi, lakra jeshile, lakra zvicerane, arrat, bajamet, farat e susamit, farat e kungullit, quinoa; tërshëra; kikirikët, avokado, bananet dhe kosi i ulët në yndyrë.

Artikulli paraprakLotaria, Ambasada amerikane: Ja si të mbroheni nga mashtrimet online
Artikulli vijuesVrasësi sekret që shkakton shumicën e sëmundjeve; Si ta luftoni në mënyrë natyrale