Rrahjet mes nxënësve janë bërë normale

Deçan, 18 prill-Rrahjet e përditshme mes nxënësve të shkollave të mesme, sidomos të gjimnazit “Vëllezërit Frashri”, pothuajse, janë bërë normale.

Institucionet përgjegjëse, sidomos, drejtoria komunale për arsim, është duke shikuar, gjitha mundësit, për ndërmarrjen e masave ligjore, ndaj nxënësve problematik. Menaxhmenti i shkollave ankohet se, nuk kanë hapësira të duhura ligjore, për largimin e këtyre nxënësve, që sjellin probleme të vazhdueshme, qoftë gjatë orarit mësimor apo jashtë tij. Ata, vazhdimisht kërkojnë ndihmën e policisë dhe organeve tjera, mirëpo, rrahjet e tilla po vazhdojnë. / A. Lushaj/BS/kohaislame

Artikulli paraprakTIME: Shqiptari Rexhepi i 11-ti nga 100 njerëzit më me ndikim në botë
Artikulli vijuesBankënotë