Politikanët serbë të Listës Serbe ndajnë 5 përqind të pagave të tyre për Kishën Ortodokse në Kosovë

Kryetari i Komunës së Graçanicës Vladeta Kostiq, Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Kosovës Branimir Stojanoviq dhe dyzet politikajë tjerë të institucioneve të Kosovës nga territori i asaj komune kanë nënshkruar një kontratë me Dioqezën e Kishës Ortodokse, sipas së cilës një pjesë e pagave të tyre përcjellen si ndihmë për këtë Dioqezë.

Ata do të dhurojnë një minimum prej pesë për qind të të ardhurave të tyre mujore, dhe paratë do të përdoren për rinovimin dhe ndërtimin e tempujve si dhe qëllime të tjera prioritare për Dioqezës, raporton Gazeta Blic.

“Kontratat ne i nënshkruam me zemër të lumtur, sepse kemi filluar një gjë të madhe. Zhvillimi i kishës është jetik për ne dhe cilët jemi të vendosur që të marrim vendime të shumta të cilat njerëzve tanë do t’u ndihmojnë” ka thënë Branimir Stojanoviqi i cili ka ftuar të gjithë ata që janë në gjendje të bashkohen në këtë aksion.

Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit Teodosje përshëndeti veprimin e politikanëve serbë.

“Me gjërat tona të shenjta që ne duam për të ruajtur praninë tonë dhe besimtarët, sepse njëra pa tjetrën nuk mund të ekzistojë. Çdo qindarkë apo euro, e cila është investuar në këtë mënyrë do të përdoret për të mirën e përbashkët, për ruajtjen e shenjtërive tona” ka thënë Theodosije.!kohaislame
Artikulli paraprakFrankurter Allgemeine Zeitung: gjendja ekonomike në Kosovë, një bombë që mund të shpërthejë çdo çast!
Artikulli vijuesBizneset, në telashe me mungesë të energjisë