Ky është një rrëfim i dy robërve nga Afrika, ndërsa njëri quhej Kafur El-Ushdel. Në kohën kur Kata’i b. Tulun udhëhiqte me Egjiptin, ata u sollën në treg që të shiten. Duke pritur që dikush t’i blej, rrinin ulur dhe bisedonin për ambiciet dhe dëshirat e tyre që i kanë në jetë. Shoku i Kafurit i tha:
“Unë dua që të shitem tek një bukëpjekës dhe të ha çka të dua dhe të ngopem njëherë e mirë pas një kohe të gjatë urie.” Kafuri i tha: “Unë dua të udhëheq me Egjiptin dhe ta menaxhoj plotësisht atë. Pas disa ditëve të dy këta rob u shitën. I pari u shitë tek një bukëpjekës, ndërsa Kafuri tek njëri nga njerëzit me autoritet në Egjipt.
Vetëm disa muaj pas kësaj, pronari i Kafurit, vërejti tek ai forcën dhe përkushtimin e tij, andaj e liroi dhe e bëri ndihmës të tij. Pas vdekjes së tij, Kafuri e mori vendin e pronarit. Kalonte koha, ndërsa përkushtimi dhe inteligjenca e Kafurit çdo ditë dilte në pah,andaj u bë njëri nga njerëzit më autoritativ në Egjipt.
Ai vazhdoi me punën dhe ambicien e tij dhe kështu u bë udhëheqës i Egjiptit, Shamit dhe Hixhazit. Një ditë me rojën e tij kaloi pranë shokut të tij i cili akoma ishte në pronësi të bukëpjekësit dhe u tha atyre: “Këtë njeri ambicia e tij e ka lënë në këtë gjendje, ndërsa mua ambicia që kisha më ngriti deri në këtë shkallë që jam. Nëse edhe ambicia ime do të ishte si e këtij, edhe unë do të isha në këtë gjendje.”!!!
Përshtati: A. D (Islampress)