Siri, në qytetet nën rrethim ka mungesë të ndihmave për fëmijët

OKB (AA) – Bëhet e ditur se në qytetet nën rrethim në Siri nuk kanë mbërritur produktet e nevojave themelore kryesisht për fëmijët, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të publikuar nga organizata “Save the Children”, theksohet se për 250 fëmijë të cilët jetojnë në qytetet nën rrethim produktet themelore për jetesën, si ushqime dhe ilaçe ose mbërrijnë me kufizime ose nuk mbërrijnë fare.

Drejtoresha e organizatës përgjegjëse për Sirinë, Sonia Kush, në një konferencë për shtyp në lidhje me raportin “Fëmijëria nën rrethim” ka pohuar se fëmijët në Siri kanë humbur ëndrrat, shpresën dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Khush pasi ka vënë në dukje se jetët e prindërve dhe të fëmijëve janë të rrethuar nga forcat që luftojnë, tha se ka probleme serioze për mbërritjen e mjekëve dhe të ilaçeve dhe të produkteve të tjera.

Në raportin e përgatitur të organizatës me qendër në Londër theksohet se ndihmat ushqimore që OKB-ja ka bërë në vitin 2015 vetëm 1 përqind e tyre kanë mbërritur në qytetet nën rrethim, ndërsa hyrja e shoqatave humanitare është e pakët, ose pothuajse tërësisht aspak.

Artikulli paraprakEmigrantët në Slloveni vetëm me viza
Artikulli vijuesKadri Veseli pasardhës i Hashim Thaçit në pozitën e kryetarit të PDK-së