Sulmin që ndodhi në Mynih në pasditen e së premtës në një qendër tregtare në Gjermani, e përjetoi edhe shqitari nga Mitrovica.
Lajmin e konfirmoi vet vëllai i Xaj-it, Canabegu, i cili për klankosova tha se familjari i tij jeton dhe vepron në Mynih por se ajo që ndodhi këtë të premte, e kishte tmerruar vërtetë atë dhe gjithë familjen.
‘’Përmes komunikimit që patëm në vibër, Xaji më tha se ishte me të vërtetë tmerr, vetëm zoti më shpëtoi nga vrasja nga plumbat.’’
‘’Kisha vetëm 5 sekonda sa bleva cigaret, posa dola e pash një djalë të vdekur, do kisha qenë edhe unë në vend të tij, pasi në ato momente filluan të shtënat ku vraheshin edhe fëmijë, më tha vllau pasi e telefonova.’’
‘’Xaji tha se sulmuesi mund të jetë gjerman, ngase theksi i tij ishte i qartë kur fliste në gjuhën gjermane. Pas gjithë këtij tmerri ai tha se pash teksa vriteshin fëmijë dhe njerëz të pafajshëm.’’
Canabegu, i cili jeton në Mitrovicë, tha se gjatë komunikimit që kishte me të vëllain, ai dërgoi edhe disa video, me të cilat kishte rrëfyer rreth ngjarjes që përjetoi e pamje të cilat mund t’i shihni më poshtë.