Shtëpia Fokus Rrëfimi i një nëne: U përdhunova bashkë me tri vajzat nga ushtria...

Rrëfimi i një nëne: U përdhunova bashkë me tri vajzat nga ushtria serbe

Klan Kosova sjell rrëfimin e 54 vjeçares nga Drenica e cila u dhunua seksualisht nga forcat serbe në shtatorin e vitit 1998.

Tmerrin e torturën e njëjtë e përjetuan edhe tri vajzat e saj, në atë kohë ishin 20, 18 e 13 vjeç.

“Me përkrahjen e Presidentes, organizatave të ndryshme, po shpresojë që po vjen një e ardhme më e mirë. Po njihet e drejta jonë, transmeton.

Edhe nëse do t’i kemi këto të drejta, dhe lehtësohet pak situata, ne kemi prapë vështirësi të cilat do të na përcjellin gjatë gjithë jetës. Ajo është ngjarje e paharrueshme që nuk largohet asnjëherë nga mendja ime’’,- tha ajo.

“Ngjarjet në Kosovë i ka pa e gjithë bota. ’Është dashur që qysh në momentet e para të lirisë se fituar që të paraqitemi në Qendrën e Ministrisë së Drejtësisë, për të treguar që ne jemi këto si jemi.

Duhet të mos heshtet, duhet të tregojmë që këto janë kontribute që nuk i kemi dhënë askush me dëshirë. Ajo na u është imponuar.

’Heshtja e këtyre rasteve është gabim i madh, sikurse edhe i atyre që nuk na e morën rastin tonë parasysh në fillim’’, ka thënë gruaja, që ishte përdhunuar me tri vajzat e saj, atë kohë 20, 18 e 13 vjeçe.

Çfarë përjetuan të katër femrat e kësaj familjeje nga Drenica? Pse kryefamiljarja nuk i tregoi asnjëherë bashkëshortit të saj dhe pse njëjtë vepruan edhe vajzat që nuk i treguan askujt për dhunën seksuale?

 

Artikulli paraprakMusa Xhaferi flet për bisedat e shpërndara në rrjetet sociale
Artikulli vijuesDonald Trump tërhiqet nga deklaratat mbi abortin