Lojtari besimtar Mavraj, kyç në mbrojtjen shqiptare

0
923

Lojtari i cili nga islamofobët shqiptar u urrye për shkak se kur shënoi gol për kombëtaren, falënderoi Zotin me sexhde, del të ketë qenë lojtari më kyç në suksesin e kombëtares. Ai edhe pse u urrye dhe kishte thirrje që ai nuk është i nevojshëm për kombëtaren, ja tashmë vetë analistat e futbollit e shohin se ai ishte pikërisht lojtari më i duhur i kombëtares, mungesa e të cilit po relfekton me humbje.

Kombëtarja e trajnerit Xhani De Biazi duket se nuk gjen qetësinë e duhur në ndeshjet ku mungon mbrojtësi Mërgim Mavraj. Për arsye dëmtimi, 29-vjeçari ka munguar në dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Europianit “Francë 2016″, ndaj Portugalisë dhe Serbisë. Në këto dy ndeshje të luajtura në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë janë mundur në minutat shtesë dhe golat kanë ardhur pikërisht në pozicionin ku luan edhe Mavraj.

Kombëtarja e De Biazit ka treguar se lëshon shumë në vjeshtën e dytë të eliminatoreve në grup. Për ironi të fatit, në katër takimet e rëndësishme të pjesës së fundit të ndeshjeve në grupe, ku ka munguar Mërgim Mavraj në dy edicionet e fundit, Shqipëria njeh vetë humbje.

Në dy transfertat e fundit të eliminatoreve të Botërorit të fundit, më 6 shtator 2013 në Slloveni dhe më 10 shtator 2013 në Islandë, Mavraj ka munguar dhe kuqezinjtë janë mundur. Edhe në dy ndeshjet e fundit, më 7 shtator 2015 dhe 8 tetor 2015, mbrojtësi i Këlnit nuk ka qenë i pranishëm për arsye dëmtimi dhe sërish Kombëtarja mundet. Shpresohet që ky fat i keq i mungesës së Mavrajt mos ta përndjekë Shqipërinë të dielën në Armeni, pasi pa 29- vjeçarin kuqezinjtë shkojnë pikiatë. Mavraj ka arritur që të shënojë ndaj armenëve një vit më parë në “Elbasan Arena”, shkruan, PanoramaSport.