Rrëfimi interesant i Ilmijes: Ja pse zgjodha të jetoj si burrë

Në fshatin Mishter, në Gurrë të Burrelit, jeton burrnesha më e re. Kjo zonë është shquar gjithnjë për burrnesha. Të ndjerit djalë ajo e tregonte tek veshja, flokët dhe sjellja.

Megjithëse ishte një proces natyral, ky vendim hasi shumë zëra kundër në familje deri në të 18-at e saj.

Ilmijes, pas vdekjes së mamasë, iu forcua edhe më shumë bindja se ishte pikërisht ky vendimi i duhur.

Ajo u bë krahu i shtëpisë dhe familjes, duke u marrë me punët më të vështira.

Sa më shumë rritej, aq më pak i donte fëmijët dhe më pak respektonte femrat.

Megjithatë, Ilmija nuk ishte e para burrneshë për fisin Lika, pasi kushërira e saj e parë kishte marrë të njëjtin vendim kur Ilmija ishte ende fëmijë.

Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore nga pesha e punëve të fshatit, cigarja është mikesha e saj e ngushtë.

E megjithatë, sërish ajo nuk preferon të flasë për dashurinë dhe martesën, këto ndjesi janë të huaja për trupin e shpirtin e saj burrëror.

 

Artikulli paraprakBlushi: Varfëria po e zbrazë Shqipërinë
Artikulli vijuesArrestohet për korrupsion drejtori i Tatimeve të Tiranës