Rreth 150 pjesëtarë të Policisë së Serbisë, nga e enjtja pasdite, kanë hyrë në veri të Mitrovicës. Burime të gazetës Koha Ditore nga veriu bëjnë të ditur se këto prurje janë në shërbim të ndriçimit të vrasjes së pjesëtarit të EULEX-it, porse pritet të shërbejnë deri në përfundim të procesit zgjedhor më tre nëntor me qëllim të “mbajtjes nën kontroll të situatës së sigurisë” në atë pjesë.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës e të EULEX-it kanë deklaruar se “nuk janë të informuar për dicka të tillë”.
Sipas burimeve të gazetës, pjesëtarët policorë serbë kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet dy pikave kufitare, Jarinje e Bërnjak, dhe po shërbejnë vë veri me rroba civile.
“Për këtë rast institucionet e sigurisë së Kosovës si ato vendore, ashtu ndërkombëtare janë në dijeni. Policët e shtetit të Serbisë të premten dhe të shtunen janë parë duke operuar nëpër veriun e Mitrovicës në Lagjen e Boshnjakëve, ku të premten në mëngjes ka ndodhur një incident. Dhe policët serbë të autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë kontrolluar dhe bastisur disa shtëpi në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës”, kanë thënë burime në kushte anonimiteti.
Burimet thonë se cak i këtyre bastisjeve ishin kryesisht personat me të kaluar kriminale dhe ata që janë përfshirë në rrjete të ndryshme të krimit të organizuar./Koha Ditore/
You Might also Like
Ramush Haradinaj me birra për "Iftar"
Në një fotografi që qarkullon në rrjetet sociale, shihet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në…
By
1 Min Read
Polici sulmon doktoreshën në QKUK
Qendra Klinike Universale e Kosovës njoftoi se të mërkurën rreth orës 08:10 është sulmuar dhe…
By
2 Min Read
Ndërtesa ku banon Albin Kurti përfshihet nga zjarri
Në ndërtesën e cila është përfshirë sot nga zjarri, jeton edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin…
By
1 Min Read
VV: Zhvillimet rreth kryeprokurorit, përplasje bandash institucionale
Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për medie thekson se klanet që tashmë haptazi veprojnë në…
By
3 Min Read
“Mbrojtja civile” dyshohet se kreu shpërthimin terrorist
Organizata e ashtuquajtur “Mbrojtja civile”, që udhëhiqet nga serbët Jovica Lazareviq dhe Desimir Janiçijeviq, në…
By
1 Min Read
Gjendet i mbytur 17 vjeçari në lumin Ibër
Polica e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in e kanë gjetur trupin e pajetë të 17…
By
0 Min Read
