Ndërtesa ku banon Albin Kurti përfshihet nga zjarri

Në ndërtesën e cila është përfshirë sot nga zjarri, jeton edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Banesa që u përfshi nga zjarri është saktësisht një kat më poshtë banesës së tij.
Nuk dihet nëse Albin Kurti gjendet në banesën e tij, mirëpo deputeti i VV-së Sali Zyba është parë në hyrje të kësaj ndërtesë, raporton Indeksonline.

Siç shihet në këtë fotografi, deputeti Zyba është te ndërtesa e Kurtit dhe po bisedon me njësitë policore që gjenden aty.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa njësitë relavante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

 

 

Artikulli paraprakThaçi godet Brukselin: Dështuat me Kosovën, por nuk do të dëshpërohemi
Artikulli vijuesTreni i ëndërrave me shpejtësi 320km (Video)