Rreth 30 persona mbetën të vrarë në rajonin Ujgur të Kinës

Afër 30 persona u bënë viktima të trazirave masive në Xinjiang Uygur, rajonin autonom të Kinës.

Të mërkurën në mëngjes në një qytet të vogël njerëz me armë të ftohta çeliku filluan të sulmojnë stacionet policore, ndërtesat e administratës lokale dhe kantierin e ndërtimit.

Si rezultat i sulmit humbën jetën 10 polic dhe 8 punëtor të sigurimit. Policia arriti të vrasë të paktën 10 protestues.

Protestuesit janë nga komuniteti musliman lokal, të cilët janë ndër komunitetet më të diskriminuara në botë. Për herë të parë ata ndërmarrin një veprim të tillë, kjo duket që ka ardhur si reaksion kundër politikave të fundit të diktaturave komuniste të cilat kanë nxjerrur dekrete që u lejojnë policisë bastisje në çdo kohë dhe pa asnjë vendim paraprak të banesave të muslimanëve dhe e arsyetojnë edhe torturimin, thyerjen e privatësisë, madje edhe vrasjen e muslimanëve nga pushteti mbi dyshimet “për terrorizëm”.

Artikulli paraprakPentagoni feston futjen e homoseksualëve në radhët e ushtrisë
Artikulli vijuesÇaji i gjelbër i shëndetshëm edhe për sytë