Jordani shmang një sulm terrorist

Një grup terrorist i ishte bërë gati të godiste në Jordani me një plan të sofistikuar që mund të kishte shkaktuar shumë viktima. Por, terroristët, nën mbikëqyrje nga autoritetet që prej qershorit, janë arrestuar nga këto të fundit para se të realizonin projektin.
Sipas autoriteteve, plani kriminal i organizuar nga Al Qaeda në Irak parashikonte disa faza:
1) Një aksion shpërqendrimi ndaj qendrave tregtare dhe dyqaneve për të tërhequr forcat e policisë; 2) Një sulm kundër hoteleve dhe selive diplomatike, përfshirë atë amerikane; 3) Të shtëna mortaje dhe atentate vetëvrasëse.

Formacioni përbëhej nga 11 elementë lokalë, ndërkohë që parashikohej të mbërrinin edhe të tjerë, transmeton TCH.

 Gjatë hetimeve janë sekuestruar sasi të mëdha armësh, plumba mortaje dhe eksploziv, si artizanal ashtu edhe ushtarak.

Në bazë të informacioneve të mbledhura nga shërbimi i sigurisë, GID, terroristët donin të përsërisnin një operacion të ngjashëm me atë të vitit 2005, kundër disa hoteleve të Amanit, ku 60 persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Artikulli paraprakELBASAN – XHAMIA MBRET, NJË NGA OBJEKTET MË TË HERSHME TË KULTIT NË SHQIPËRI
Artikulli vijuesFranca i shpall luftë krimit ne ishullin e korsikës