Kampi për vendosjen e përkohshme në Idomeni është mbushur me rreth 4000 refugjatë dhe emigrantë, kryesisht nga Afganistani, pasi që policia greke ka evakuuar qindra persona të cilët kanë bllokuar binarët e hekurudhave në afërsi të kufirit Greqi-Maqedoni, njofton mia.
Policia greke njoftoi se në Athinë me autobusë janë dërguar 1.260 shtetas të Afganistanit “të cilëve Maqedonia u ka ndaluar hyrjen në vend”.