Rrëzimi i aeroplanit rus, dëshmoi se rusët po bombardojnë zona ku nuk kishte kurrë ISIS

Konflikti sirian u ashpërsua edhe më shumë kur të martën në mëngjes aviacioni turk, goditi dhe rrëzoi njërin nga dy aeroplanët rus, të cilët nuk respektuan hapësirën ajrore turke. Pas kësaj siç edhe pritej filloi menjëherë lufta e fjalëve ndërmjet Rusisë dhe Turqisë, kurse kjo e fundit hasi së paku në përkrahjen deklarative të NATO-s, anëtare e të cilës është, por lidhur me këtë u prononcua edhe presidenti amerikan Barak Obama, i cili në deklarimin e tij mjaft të përmbajtur u shpreh se Turqia sikurse çdo vend tjetër, ka të drejtë të mbrojë hapësirën e saj ajrore. Këto qëndrime patjetër që përcjellin frymën e parimeve rreth të cilave është ndërtuar NATO.

Pak kilometra nga Deti Mesdhe

Zona në të cilën ndodhi incidenti është në kufirin e skajshëm ndërmjet Turqisë dhe Sirisë, vetëm pak kilometra nga Deti Mesdhe, dhe një zonë ku asnjëherë nuk është shënuar prani e “Shtetit Islamik”. Incidenti shpërfaqi një detaj shumë të rëndësishëm dhe që vetvetiu kundërshton hapur deklarimet e deritanishme ruse, se bombarduesit e saj thjesht po ndërmarrin fushata ajrore kundër caqeve të “Shtetit Islamik”.

Artikulli paraprakKush po e saboton armatosjen e FSK-së?!
Artikulli vijuesSenatori amerikan: Vrasësit e bardhë që po vrajnë në masë janë terrorist