PANAIRI NDËRKOMBËTAR I IZMIRIT

Panairi Ndërkombëtar i Izmirit hapi portat për të 81-ën herë…

Në ceremoninë e hapjes së panairit ku Turqia prezantohet me 37 rrethe dhe ku marrin pjesë 64 vende, Hataji, qyteti i nderit, dhe shfaqja e Kubës, bashkë organizatores së panairit, ishin ç’ka që lanë më tepër mbresa.

Panairi i 81-të Ndërkombëtar i Izmirit filloi me këto pamje.

Adresa e ceremonisë së hapjes ishte Teatri i Hapur i Kültürpark-ut.

Në emër Hatajit, qytetit të nderit të këtij panairi, mini-koncerti i Korit të Qytetërimeve, i cili është edhe kandidat për çmimin NOBEL të paqes, 2012, la mbresa të gëzuara për spektatorët.

Kurse grupi muzikor nga Kuba i cili doli në skenë në emër të vendeve të Amerikës Latine, që është edhe bashkë organizatorja e panairit për këtë vit solli larmi ngjyrash në këtë mbrëmje.

Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Nihat Ergyn i cili ishte prezent në këtë ceremoni vuri në dukje se të ardhmes do t’i japë formë dizajni.

“Tema e këtij viti është dizajni në çdo fushë. Dhe me të vërtetë në vitet e ardhshme një nga konceptet që do të përcaktojë forcën e konkurrencës është dizajni inovacioni dhe risia. Këto janë konceptet për të cilat ne do të flasim në të ardhmen”, tha Ministri Ergyn.

Kurse Aziz Koxhaollu, Kryetari i Bashkisë së Izmirit, bujtëses së këtij organizimi tha se objektivi i tyre është që të hapin panaire në çdo fushë nga dita në ditë.

Panairi i 81-të Ndërkombëtar i Izmirit do të jetë i hapur për vizitorët çdo ditë deri në 9 shtator, nga ora 4 deri në orën 11.kohaislame

Artikulli paraprak95 TË VRARË NË ORËT E FUNDIT NË SIRI
Artikulli vijuesAhmedinezhad: Të shfrytëzojmë Grupin NAM në politikë dhe ekonomi