Zyrtarët në Kabul thonë se tre ushtarë afganë janë vrarë pasi është rrëzuar një helikopter i ushtrisë në provincën Logar, në jug të Kabulit.
Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes, Dawlat Waziri, tha se helikopteri prodhim rus Mi-17, u rrëzua të dielën si rezultat i problemeve teknike.
Ai tha se edhe dy ushtarë të tjerë afganë janë plagosur gjatë aksidentit.
Qeveria e SHBA-ve i ka blerë helikopterët Mi-17 nga Rusia, i ka renovuar dhe më pas ia ka dhuruar ushtrisë afgane.