Rriten kërkesat për viza pune në BE

Shumica e qytetarëve, që presin para dyerve të ambasadave të BE-së, thonë se po kërkojnë viza pune, si dhe viza për bashkim familjar. Ata nuk besojnë se liberalizimi do t’i zgjidhë problemet e shumta ekonomike të kosovarëve
Shumë kosovarë vazhdojnë t’i drejtohen shteteve të ndryshme të Bashkimit Evropian për t’u pajisur me vizë Schengen, pavarësisht faktit se Komisioni Evropian tashmë ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën.
Shumica e atyre që presin para dyerve të ambasadave për t’u pajisur me vizë thonë se po kërkojnë viza pune në BE, si dhe për bashkim familjar.
Fehmi Ismajli, nga fshati Brod i Dragashit, thotë për “Zërin” se ka aplikuar për vizë për bashkim familjar. Ai dëshiron t’i marrë në Gjermani bashkëshorten dhe fëmijët. “Testin e ka dhënë gruaja, kemi pyetur sot na thanë se duhet pritur edhe dy muaj. Por edhe dy muaj vajza i mbush 16 vjet, kështu që vajza mbetet këtu, kështu është ligji. Për dy muaj pra nuk ka mundësi ta marrë”, thotë ai.

Ai thotë se sipas informacioneve që ka tash janë duke u shqyrtuar dokumentet që kanë aplikuar në nëntor dhe në dhjetor. “Vajza tash rrezikon të mbesë në Kosovë dhe pjesa e familjes komplet në Gjermani”, thotë ai duke mos besuar se liberalizimi do t’u krijojë mundësi.

Artikulli paraprakKryeministri nuk e do Kocin ministër të tij
Artikulli vijuesNë Australi ia pezulluan licencën, operon fëmijë në QKUK