Rritet besimi në eurozonë

Besimi ekonomik në zonën e euros u rrit në nivelin më të lartë në shtatë-muaj dhe papunësia e Gjermanisë ra. Kështu, duket se rajoni po shkon drejt rrugës së rimëkëmbjes teksa Banka Qendrore Evropiane përgatitet të lancojë programin e saj të lehtësimit sasior.

Në Gjermani, numri i njerëzve të pa punë ra me një shifër të rregulluar sezonale prej 20,000 në 2.81 milion, dyfishi i parashikimit.
Rritja ekonomike gjermane u përshpejtua në tremujorin e katërt, duke ndihmuar në rritjen e ritmit të zgjerimit për euro-zonën.

Besimi ‘po e rimerr veten’ teksa shqetësimi në lidhje me të ardhmen e Greqisë në zonën e euros po zbehet me pritshmëritë për më shumë stimuj nga BQE dhe përforcimi i të ardhurave si pasojë e çmimeve në rënie të naftës.

Raporti i komisionit tregoi se besimi industrial u rrit në minus 4.7 nga minus 4.8 në janar. Besimi në mesin e konsumatorëve është rritur në minus 6.7 nga minus 8.5, ndërsa besimi në sektorin e shërbimeve ka rënë.kohaislame
Artikulli paraprakPacolli i thotë lamtumirë drejtimit të AKR-së
Artikulli vijuesJa si tentoi ti zhdukë Besim Beqaj 190 milionë euro borxhe të KEK-ut