Kinë: Konfirmohet vdekja e minatorëve të zhdukur

Të 33 minatorët që konsideroheshin të zhdukur pas një eksplodimi në Kinë, në fillim të kësaj jave, janë gjetur të vdekur, kanë raportuar mediat shtetërore.

Agjencia e lajmeve, Xinhua, ka raportuar sot se të gjithë trupat e pajetë janë nxjerrë nga xeherorja private, Jinshangou, në pjesën jugperëndimore të Kinës.

Dy punëtorë ia dolën të shpëtojnë nga shpërthimi, që ka ndodhur më 31 tetor.

Shkaku i eksplodimit mbetet i paqartë, por zakonisht incidentet e tilla shkaktohen nga shkëndijat gjatë lirimit të gazit nga toka.

Autoritetet kineze kanë urdhëruar hetime për këtë incident dhe mbyllje të përkohshme të kësaj xeheroreje të thëngjillit.

Minierat e Kinës konsiderohen se janë ndër më të rrezikshmet në botë.

Artikulli paraprakNëse fiton Clinton SHBA në 32 vite e qeverisur nga 3 familje
Artikulli vijuesAbrashi: Kursyem 10 milionë euro nga pensionistët