Rritet edhe më tej numri i të vrarëve në Bangladesh: Ka kaluar Mbi 700

Ka kaluar mbi 700 numri i të vdekurve nga shembja e fabrikës në Daka të Bangladeshit.

Autoritetet policore kanë thënë se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë sot trupa të rinj nga rrënojat e kompleksit.

Po sipas policisë, mbi 2,400 njerëz janë shpëtuar.

Katastrofa ka ndodhur më 24 prill. Ajo ka vënë presion mbi Dakan për të përmbushur standardet ndërkombëtare të punës.

Industria e tekstilit në Bangladesh sjell 79 për qind të të ardhurave nga eksporti.

Një tjetër incident në nëntorin e kaluar ka lënë 112 të vrarë, pasi një fabrikë në afërsi të kryeqytetit Daka është përfshirë nga zjarri. /bs/kohaislame

Artikulli paraprak“Youtube” bëhet me pagesë
Artikulli vijuesKroaci, përurohet xhamia