Prefektura e Gaziantepit njoftoi se numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga sulmi terrorist është rritur në 50, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të publikuar nga Prefektura e Gaziantepit thuhet se “Nga sulmi terrorist me bombë që ndodhi në qytetin tonë më 20 gusht 2016 të shtunën, deri tani kanë humbur jetën 50 qytetarë.”
Duke u theksuar se në spitale të ndryshme vazhdon trajtimi i të plagosurve, në deklaratën shtohet se “Dëshirojmë që Zoti pastë mëshirë për qytetarët tanë që humbën jetën, durim për familjet e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të plagosurit. Edhe një herë me mallkim dënojmë këtë sulm pabesë dhe autorët e tij.”