Anëtari i partisë anti-islame gjermane kalon në Islam

Anëtari i udhëheqësisë së partisë islamofobe gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ka pranuar Islamin, u vërtetua dje nga kjo parti djathtiste, transmeton Telegrafi.mk

“Partia nuk ka problem me këtë gjë”, ka thënë zëdhënësi i AfD, Daniel Friese në shtetin gjerman Brandenburg. Ai ka vërtetuar lajmin e gazetës Der Tagesspiegel se anëtari i bordit qendror Arthur Wagner e ka pranuar Islamin.

Friese ka thënë se partia nacionale AfD përfshin grupe që paraqesin interesat e muslimanëve, të krishterëve dhe homoseksualëve.

Friese ka thënë se feja është gjë private.

“Ne përkrahim të drejtën kushtetuese të lirisë së besimit”, ka thënë ai.

Arthur Wagner, nënkryetar i AfD në Hallevand, ka refuzuar që të komentoje vendimin e tij. “ Ajo është gjë private”, ka thënë politikani 48 vjeçar për Der Tagesspiegel./Telegrafi.mk/

Artikulli paraprakZvicra dhe Lihtenshtajni kërkojnë punëtorë sezonalë
Artikulli vijuesA ka pasur plan Dardan Molliqaj më herët për ta luftuar Lëvizjen Vetëvendosje?