
Është rritur numri i policëve të plagosur në aksionin e policisë në Veri të vendit.Numri deri tani ka shkuar në pesë.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.
“Pas katër policëve të plagosur, tani është duke u trajtuar edhe një tjetër polic i cili ka lëndime të lehta”.Aksioni nga Policia dhe Inspektorati Policor ka filluar në orët e para të mëngjesit kundër korrupsioni, kontrabandës dhe krimit të organizuar.