Xhamia Qendrore në Glasgow ka qenë dëshmitare e rritjes së numrit të banorëve skocezë që përqafojnë fenë Islame, një dukuri e re në gjitha xhamitë në Skoci, raporton OnIslam.
“Unë kam diplomuar në krahasimin e feve dhe kam analizuar të gjitha tekstet fetare, tha Hannah, një administratore 25-vjeçarare nga Glasgow e cila kohën e fundit e përqafoi Islamin, njoftoi gazeta The Sunday Herald.
Hannah është një nga 200 skocezët që kanë marrë vendimin për të pranuar fenë Islame në Xhaminë Qendrore në Glasgow.
Pranimi i fesë Islame nga Hannah u shpërnda në internet nga Xhamia e Qendrore e Glasgow-ut së bashku me të tjerët, duke përfshirë Jade-n 20 vjeçare nga Ishujt Shetland, dhe Katie, gjithashtu, 20 vjeçare dhe një punëtore e administratës nga Glasgow, e cila dëshmoi Shehadetin në muajin e e kaluar.
Me rritjen e numrit të atyre që përqafojnë fenë Islame, Xhamia Qendrore në Edinburg thotë se tani ka filluar përkrahja e grupeve për muslimanët e rinj.
Numri i përgjithshëm i atyre që kanë përqafuar Islamin nuk dihet, por sipas një raporti nga shoqata Çështja e Besimit, 5.200 njerëz e përqafojnë fenë Islamin çdo vit.
Komuniteti Musliman i Skocisë është rreth 90,000 banorë, më shumë se një e treta e të cilëve jetojnë në Glasgow.
Ne po shohim një fluks, veçanërisht në numrin e femrave që shprehin interesim për Islamin.
“Sa më shumë e kuptojnë Islamin aq më shumë e pranojnë atë”, tha Rizy Muhammed, koordinator në Xhaminë Qendrore në Glasgow.
Vendimi për të përqafuar fenë Islame nuk ka qenë i lehtë për shumë skocezë, sidomos me mediat të cilat fokusohen tek zërat ekstremistë të cilët e prishin imazhin e fesë.
Kur një njeri e dëshmon Shehadetin ai trajtohet si një superstar dhe të gjithë do të dinë historikun e tij, tha Daud Duncan, me prejardhje nga Oban, i cili u bë musliman nëntë vjet më parë.
Daud Duncan, i cili jeton në Glasgow, mban një radio online për ata që përqafojnë fenë Islame duke patur për qëllim t’i ndihmoj muslimanët e rinj.