Aktivisti kontrovers izraelit hyn në Al-Aksa

Glick është udhëheqës i lëvizjes izraelite “Temple Mount”, e cila bën thirrje për ndërtimin e tempullit hebre në vendin ku ndodhet xhamia e shenjtë Al-Aksa

JERUSALEM (AA) – Yehuda Glick, aktivisti kontrovers izraelit, vizitoi xhaminë Al-Aksa në Jerusalem për herë të parë pasi i ishte mohuar qasja në kompleks në vitin 2014, raporton Anadolu Agency (AA)

Televizioni izraelit Channel 2 raportoi se Glick gjatë vizitës ishte i rrethuar nga policia izraelite, e cila nuk ishte informuar më parë me planet aktuale.

Drejtori i Përgjithshëm i Al-Aksas, Shejh Ayyam al-Khatim, për AA tha se Glick, i shoqëruar nga katër persona dhe nën mbrojtjen e policisë erdhi në kompleks dhe se i njëjti nën presionin e besimtarëve musliman është detyruar të largohet nga kompleksi.

Artikulli paraprakNë Francë rritet racizmi, anti-semitzmi dhe islamofobia
Artikulli vijues45 përqind e të vrarëve në Siri janë fëmijë dhe gra