Rritet përkrahja për Fatmir Limajn

“Le të rrotullohet qielli…le të fitojë drejtësia”. Kjo është motoja e fushatës së bashkëluftëtarëve të deputetit Fatmir Limaj, të cilët vazhdojnë përkrahjen për komandantin e tyre.

“Brigada 121” ka nisur një fushatë në mbrojte të deputetit Fatmir Limaj.
Haxhi Shala, Ish-komandant “Topi”, i cili ishte komandat i “Brigadës 121” ka thënë për Indeksonline se përmes kësaj fushatë dëshirojnë të tregojnë se kush ishte komandant “Çeliku”.

“Le të rrotullohet qielli…le të fitojë drejtësia. Kjo është një thënie e komandantit tonë dhe ne kemi vendosur që përmes kësaj thënie t’i tregojmë popullit se kush është Fatmir Limaj” ka thënë Haxhi Shala, ish-komandant “Topi”.

Sipas tij, komandant “Çeliku” ka treguar gjithmonë gatishmëri për t’u përballur me drejtësinë. Ndërkohë, deputeti Fatmir Limaj, është në paraburgim për akuzat në rastin “Kleçka”, i cili u kthye në rigjykim.kohaislame

Artikulli paraprakAhmadinexhad shkarkoi të vetmen ministre të qeverisë
Artikulli vijuesDezertoi prokurori i përgjithshëm i Aleppos