Zgjerimi:
Islami u përhap nga vendi ku vuri rrënjët në gadishullin arabik gjer në pjesën e Azisë paraqëndrore dhe asaj qëndrore, në nënkontinentin indian, në Azinë Juglindore dhe në Filipine; Bregdeti Lindor i Afrikës dhe i tërë veriu i kontinentit, në veri dhe në jug të Saharës janë vende islame. Në Evropë, gjegjësisht në Ballkan sundimi osman ka lënë ishuj me popullsi islame. Janë për tu përmendur: Turqia evropiane, Bosnja, Shqipëria dhe Kosova.Që nga shek. XIX është formuar një diasporë islame në të gjithë botën, e sidomos në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën Veriore përmes emigrantëve dhe atyre që kanë shkuar atje për të punuar.
Ditëve tona:
Është e njohur në SHBA dhe në tërë botën se Islami është feja me rritje më të shpejtë. Pjesë të shkëputura nga mediat më të njohura me shkrim në SHBA lidhur me këtë: “Islami është feja me rritje më të shpejtë në Amerikë, guidë dhe shtyllë stabiliteti për shumë prej njerëzve tanë.”(Hillary Rodman Clinton, “Los Angelos Times”, 31 Maj 1996, fq. 3).
“Muslimanët janë grupi me rritje më të shpejtë në botë…” (The Population Reference Bureau, “USA Today”).
“Islami është feja me rritjen më të shpejtë në vend.” (Geraldine Baum, “Newsday” Religion Writer).
“Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara.” (Ari L. Goldman, “NEW YORK TIMES”, 21 Shkurt 1989, fq. 4 A).
Në kohën e fundit po rritet qartë edhe numri i grave latine të konvertuara në Islam, para së gjithash në qytetin New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës:
Gratë e konvertuara njoftojnë se njëri nga shkaqet e zgjedhjes së tyre ishte vlera e grave në islam. Pos kësaj thonë se ndihen të lira duke bartur mbulesën.
Përmes një lajmi të “Christian Science Monitor” muslimaneja e konvertuar Yasemin Pinet thotë se ajo kishte fituar respektin e vërtetë në Islam. Ne si muslimane i vizitojmë edhe xhamitë, shtonte ajo dhe thoshte se ndihet më e sigurtë dhe më e qetë kur është me shoqet e saja muslimane. Sikurse Jasemina poashtu edhe gra të tjera gjejnë një mënyrë më të mirë të jetës në Islam, andaj konvertohen vazhdimisht.
Sipas një botimi të Bashkësisë Islame të Amerikës Perëndimore në tërë SHBA-në janë konvertuar rreth 40 mijë latinoamerikanë në Islam.
Gratë në fjalë, të cilat mbajnë shami tregojnë se ato ndihen shumë më të lira dhe se mund të lëvizin shumë më mirë në shoqëri. Lidhur me këtë Jenny Yanez thotë: “Kur më shohin njerëzit të cilët i takoj se unë mbaj shami, e dinë se jam fetare, andaj nuk më bezdisin. Gjithashtu nuk kemi konfrontime me modën.” Përveç kësaj, në Islam gratë përvetësojnë fuqishëm vlerën e bashkëshortësisë dhe të familjes. Pasi që të mirren mirë me Islamin dhe ta kuptojnë realitetin, deklarojnë se njerëzit, të cilët kanë marrë dituri të gabuar mbi Islamin e trajtojnë atë me sy krejt tjerë. Poashtu thuhet se Islami mund të kuptohet më së miri, nëse lexohet Kur’ani dhe kjo vlen edhe për pozitën e grave në Islam. (31.12.2004 Yeni Asya)
Japoni:
Imami turk Nimetullah Hoxha Efendi, pas 36 vjet shërbimi në Mekke, u shpërngul në Japoni me kërkesën e muslimanëve të atij vendi. Pothuaj qe shtatë vjet ai qëndron atje dhe ishte dëshmitar se si mijëra japonezë bëheshin muslimanë: “36 vjet kam vepruar në Mekke. Kam punur 20 vjet në xhaminë Sultan Ahmet në Stamboll. Isha imam në xhami të ndryshme. Përderisa jetoja në Mekke njoftohesha me njerëz të ndryshëm nga kombe të ndryshme. Atje jam munduar të japë më të mirën nga vetja në mënyrë që puna ime të jetë e frytshme. Isha edhe në Evropë.
Tash, pothuaj qe shtatë vjet jam në Japoni. Kam ardhur këtu me kërkesën e tyre. Deri para 20 vjetëve në Japoni kishte vetëm dy xhami, ndërsa tash janë mbi 300 sosh.”
“Japonezët ankohen, ju muslimanë përse keni ardhë kaq vonë tek ne, edhepse fqinjët tanë Filipinet, Indonezinë, Malajzinë, Tajlandën dhe Singapurin i keni njoftuar shumë më heret me Islamin, ju po vini tek ne me vonesë?!”
“Ata shënojnë predikimet tona, vijnë në qendrën islame, na bëjnë pyetje lidhur me Islamin dhe krejt këtë e shfaqin në televizion. Shumë japonezë janë kthyer në Islam vetëm nëpërmjet këtyre emisioneve. Poashtu, shumë profesorë japonezë janë bërë muslimanë.”
“Edhe në Kore për çdo ditë bëhen nga 60-70 njerëz muslimanë.” …thotë Nimetulla Hoxha Efendi (Ebubekir Gülüm, 04.09.2004 Milligazete)
Gjermani:
Për çdo vit kalojnë rreth 300 gjermanë nga krishterizmi në Islam. Numri i përgjithshëm i të konvertuarve arrin rreth 14.000. Këtë njoftim e bëri drejtori i Arkivës Islame në Soest, Muhammed Selim Abdullah gjatë një anketimi. Numri grave të dikurshme krishtere, të cilat pas martesës me një musliman pranuan Islamin nuk është bërë i njohur. Ky lloj ndërrimi i fesë është bërë pa regjistrim shtetëror.
Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 ka pasur një valë më të madhe konvertimi në New York dhe Washington. Për këtë instituti nuk ka kurrfarë sqarimi.
Sipas Abdullahut në Islam hyjnë kryesisht gratë me arsimim të lartë shkollor. Prapa ndërrimit të fesë qëndron më së shumti një biografi tashmë e kuptueshme “Dashuria e madhe për Lindjen”. Studimi i gjuhës arabe shpie shumë më tepër në marrjen intensive me Islamin, e herë pas herë edhe në dëshirën për ta përqafuar këtë fe. Shumë të konvertuar që u bënë muslimanë i kryejnë të gjitha detyrimet fetare, lutjet e disahershme ditore qind për qind.
Prej personaliteteve të shquara që e ndërruan fenë janë ambasadori i dikurshëm gjerman në Marokë, Murad Hofmann dhe botuesi i gazetës Islame “Islam-Zeitung”, Ebu Bekr Rieger.
Kryesuesi i Bashkësisë së Muslimanëve Gjermanishtfolës, Amir Muhammed Herzog (Berlin), u kthye nga krishterimi në islam në vitin 1979. Më parë ishte misionar i rinisë i një Vepre Misionare Evangjelike.
Statisktikat:
Wikipedia, 2002 (freie Wissensdatenbank):
Popullësia e botës: 6.234.000.000. Gjithësejt muslimanë: 1.218.100.000 ,Remid 2003 (Mediat Shkencore për Fe dhe Shërbime Informative e. V.).
Numri i përgjithshëm i muslimanëve në Gjermani: 3.300.000.
Me pasaportë gjermane: 732.000
Fjalë përmbyllëse:
Çdo njeri me arsye të shëndoshë do të duhej pyetur veten se a e njeh njëmend Islamin. Gjithsecili do të duhej ta pyeste veten se ku bazohen mediat kur flasin lidhur me Islamin, a mbështeten në fakte, gjegjësisht në burimet e Islamit apo nga frika e shpërbërjes së sistemit të padrejtë kapitalist bëjnë propagandë antiislame, ashtu që me vetëdije përhapin pavërtetësi për të ngjallë frikë ndaj Islamit.
Sistemi i sotëm ekonomik i perëndimit është ndërtuar në atë mënyrë që njerëzit e thjeshtë që i përkasin shumicës absolute, të cilët nuk marrin mjaft duhet të punojnë gjatë tërë jetës së tyre për pakicën e pasur. Andaj, duhet pyetur veten se përse ata njerëz që konvertohen në fenë Islame e bëjnë një gjë të tillë nëse ajo është me të vërtetë një fe e dhunës, e urrejtjes, fe terrorizuese, shtypëse dhe e padrejtë siç pretendojnë shumë njerëz!
Nga ana tjetër duhet ta kuptojmë se cilët nga njerëzit do të humbasin nëpërmjet Islamit dhe cilët do të fitojnë. Profesorë, ambasadorë, studentë, politikaj, këngëtarë, artistë, të pasur, të zinj e të bardhë, njerëzit e thjeshtë dhe ata intelektuajë e përqafojnë Islamin! Nëse do të merreni me Islamin pa paragjykime do të jeni në gjendje ta kuptoni PSE!
Përktheu nga gjermanishtja: J. Kastrati