Rrollade Bananille (Super e shijshme)

Përbërësit:
Plazma keks të bluara,
Puding vanille dhe çokolladë,
1 gjalpë,
2 kokos,
1l qumësht,
2 banane
Përgatitja:
 
1/3 e gjalpit shkrihet. Shtojmë 500 ml qumësht deri sa të vloje, pastaj shtojmë pudingun e çokolladës të cilin e ziejmë.
Pas zierjes shtojmë plazmat dhe shtrijmë në folie në forme të drejtkendeshit.
Ndërkohe, në të njejten mënyrë përgatitet edhe pudingu i vanillës, ku në vend të plazmës shtojmë kokosin.
Edhe kjo shtrihet mbi shtresën e mëparshme pastaj vendosim bananet në fillim të shtresave dhe fillojmë e të mbështjellim bananen me shtresat duke e rrotulluar ngadalë, njëkohesisht duke tërhequr folien.
E lëmë të ftohet për 1 orë në frigorifer.
Servohet sipas dëshires, preferohet kafe.
Artikulli paraprakQËNDRIMI I MUSLIMANIT NDAJ KATASTROFAVE NATYRORE
Artikulli vijuesMolla Zeka: TËRMETI NË SHKUP DHE RRETHINË