Bamjet i lajmë, i qërojmë duke i prerë nga bishti në formë konike që të mos u dalin farat.
I vëmë në tavë, i spërkatim me kripë, uthull dhe i lëmë mënjanë.
Qepën e qërojmë, e lajmë dhe e grijmë hollë, domatet i lajmë i vëmë në ujë të ngrohtë u heqim cipën dhe i presim në kubikë.
Në tenxhere hedhim yndyrë dhe e vëmë në zjarr. Shtojmë qepën e përziejmë sa kjo të shkrijë, shtojmë domatet i përziejmë pak së bashku me qepën, shtojmë kripën, pak lëng ose ujë, majdanoz të grirë dhe lëmë në zjarr të ngadaltë.
Bamjet që kemi vënë në uthull e kripë i lajmë me ujë të ftohtë, i kullojmë dhe i skuqim, i vëmë me radhë në tavë, ose në tenxhere.
Sipër u hedhim qepën e përgatitur, u vëmë përsipër një peshë: pjatë porcelani me qëllim që të mos na prishet forma e bamjeve, i lëmë në zjarr të ngadaltë 30 – 35 minuta. I heqim nga zjarri. Bamjet duhen të mbeten vetëm me yndyrën e vet.
You Might also Like
Domate të mbushura me kima
Për 4 – 5 persona: - 5-6 kokrra domate mesatare- 250 g kime- 1-2 kokrra…
By
3 Min Read
Amvisa, ja disa truke të zgjuara në kuzhinë
Kurrë si në kuzhinë, kufiri që ndan një shtëpiake të kotë nga një grua super…
By
5 Min Read
Çaj trëndafili dhe meditim për ta kaluar depresionin
Luhatja emocionale vjen kryesisht si pasojë e shëndetit jo të mirë të zemrës, mëlçisë, shpretkës…
By
1 Min Read
4 erëzat që janë shumë të mira për shëndetin
Erëzat e përdorura në gatime të ndryshme jo vetëm që e bëjnë ushqimin më të…
By
3 Min Read
Receta për bakllava
Bakllavaja është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendet ballaknike dhe jo vetëm. Kjo ëmbëlsirë është…
By
4 Min Read
Kek me mollë
Përbërësit: 6 mollë të pastruara dhe të prera në feta të holla 1 ½ filxhan…
By
1 Min Read
