Rruga nuk mbaron me pranimin e islamit, aty fillon…

Rruga nuk mbaron me pranimin e islamit, aty fillon…

Jam pagëzuar si katolike. Kam qenë edhe në ceremoninë e parë të pranimit të shenjtë, megjithëse familja ime nuk shkonte në kishë. Sidoqoftë, jam edukuar në frymën e krishterë, me besimin në egzistencën e Zotit dhe në kërkim të së vërtetës. Në besimin katolik më pengonin shumë gjëra, si për shembull ideja e mëkatit të trashëguar.Qysh dhjetë vjeç ndiqja një kishë të sekti të krishterë tek e cila gjeja një pjesë të përgjigjeve për pyetjet e mia duke përfshirë dhe mëkatin e trashëguar, për të cilin në versionin origjinal të Biblës nuk thuhet asnjë fjalë, që do të thotë se fëmijët lindin gjithnjë të pastër nga mëkatet dhe se nuk egziston kurrfarë ndërmjetësi mes nesh dhe Zotit (p.sh. prifti të cilit i rrëfehen napr. katolikët për mëkatet e tyre). Në kishën e sipërpërmendur mësova shumë mbi respektin ndaj njerëzve, mbi lutjet ndaj Zotit dhe dorëzimi ndaj vullnetit të Tij për gjithçka, mbi përpjekjet për bërë mirë jo vetëm për veten por edhe për të tjerët, mbi ndihmën që duhet t’u jepet të tjerëve, mbi shpirtin e pastër e të sinqertë, si dhe plot gjëra të tjera pozitive.
Gjithçka filloi të ndryshojë gradualisht gjatë qëndrimit tim në Zvicërr tek një familje myslimane. Në Zvicërr shkova me synimin për të përmirësuar dijet e mia në gjuhën gjermane ndërsa atë vit më priste matura. Tek ajo familje vura re marrëdhëniet ndërmjet tyre, respektin e fëmijëve ndaj prindërve, etj. Kjo ishte shkëndia e parë që ndezi pasionin tim për islamin.
Kur u ktheva pas dy muajsh në Sllovaki, morra hua një përkthim të Kuranit në anglisht tek kisha ku shkoja atëherë. Rrallë herë lexoja ndonjë gjë por në të shumtën e rasteve shumë gjëra s’I merrja vesh. Meqë mbas mësimit, ndiqja kursin e anglishtes, rastësisht u njoha me studentë nga Libia (natyrisht që ishin myslimanë). Gjatë kursit u hap biseda mbi temën “Islami dhe myslimanët” dhe më pas kjo temë u bë e përditshme. Unë merrja në këtë mënyrë infromata mbi islamin kurse ata përmirësonin anglishten e tyre. Vetëm myslimanët filluan të më jepnin përgjigje llogjike për pyetjet e mia. Dhe erdhi dita kur në zemër ndjeva një ndjesi të veçantë e cila më shtynte përpara dhe më thoshte se kishte ardhur momenti i duhur për të pranuar besimin islam dhe të bëhesha një prej atyre njerëzve të mrekullueshëm të cilët me rrethonin. Doja të bërtisja me të madhe para gjithë botës ç’ndieja në atë çast (ndjenjë e cila s’më ka pushuar deri më sot).
E dija se duhet të mesoja shumë gjëra të reja por mua çdo gjë e re më entuziasmonte dhe interesonte pa masë. I falenderohem Zotit për gjithçka, për faktin që më ka udhëzuar gjatë gjithë jetës sime dhe që më dha mundësinë për t’u njohur dhe besime të tjera para se të pranoja islamin. Islami është kulmi i rrugës sime në kërkim të së vërtetës.
Dita ime (me “D” të madhe) erdhi në dhjetor të 1999-s. Me agjërimin, faljet dhe veshjen e përshtatshme nuk pata problem. Probleme nuk pata as me vendimin për të mbajtur apo jo shaminë myslimane (hixhabin). Thjeshtë e vura një herë për provë dhe qysh atëherë falë Zotit e mbaj gjithmonë. Sigurisht që i druhesha reagimit të njerëzve rreth meje, prindërve apo kolegëve në punë. Isha pothuajse e sigurtë se prindërit do të më nxirrnin nga shtëpia dhe drejtori do më përjashtonte nga puna. Megjithatë isha e vendosur që të bëhej, ç’të bëhej, le të bëhej vullneti i Zotit, Ai do të kujdesej për mua spese vetëm Ai e di ç’është më e mira për mua dhe se duhet t’i falenderohem Atij për gjithçka. Falë Zotit, familja dhe kolegët në punë më pranuan pa probleme. ثshtë shumë e rëndësishme t’i besosh Zotit 100%, sepse Ai e di ç’është brenda nesh, çfarë mendojmë, si dhe sa sinqerisht i lutemi Atij dhe se tek Ai gjejmë mbështetje. Ai na ndihmon gjithmonë sepse e di ç’është për ne më e mira. Me pranimin e fesë islame, udha jonë nuk mbaron por veçse fillon. Duhet të përpiqemi të mbledhim sa më shumë informata dhe të jemi myslimanë sa më të devotshëm.
Një vit pasi pranova islamin u njoha me burrin tim, për të cilin i falenderohem Zotit edhe sot e kësaj dite. Ai është një person me të cilin merrem vesh jashtëzakonisht mirë, është i kuptueshëm, i durueshëm dhe prej tij kam mësuar shumë gjëra jo vetëm mbi islamin por edhe mbi mënyrën sesi të jetosh me islamin. Më mësoi të jem e durueshme, të njoh gabimet e mia, të jem e lumtur me pak dhe të mos shqetësohem për çështjet sipërfaqësore të kësaj bote dhe t’i jem mirënjohëse Zotit për gjithçka.
Kurrë nuk jam penduar që jam martuar me të edhe pse në fillim nuk njiheshim pothuajse fare. Më propozoi qysh ditën e tretë pas njohjes sonë. E dija se ai ishte personi i duhur për mua sepse në atë moment ndjeva atë ndjenjë që pata kur pranova islamin. Disa muaj pas dasmës, burri im mbrojti diplomën dhe së bashku morëm rrugën në vendin tim të ri, Kuvajtin. Disa javë para ceremonisë së dorëzimit të diplomës familja e burrit tim erdhi në Sllovaki, ku jetuam së bashku. Ata janë njerëz të mrekullueshëm dhe mua më pritën, falë Zotit, krahëhapur.
Në Kuvajt mora pjesë në disa leksione të dijetarëve të njohur si p.sh. Jusuf Estesi nga SHBA, të organizuara nga IPC (Islam Presentation Committee – Komiteti i Prezantimit të Islamit) në Kuvajt. Tek IPC ndoqa dhe mësime mbi fenë islame.
Në Kuvajt mësova shumë mbi islamin dhe për këtë më ndihmoi shumë familja e burrit, për të cilën islami është mënyra e jetesës. Me burrin ramë në ujdi që të krijonim pak hapësirë kohore para se të lindnim fëmijën e parë, pasi isha mjaft e re dhe se ishte e nevojshme që më parë të dija më tepër për islamin, për jetën në Kuvajt, gjuhën, etj. Mendoja se me fëmijë të vogël nuk do e përballoja dot. Tani e kuptoj se e kisha gabim. Do ia kisha dalë mbanë, vetëm me pak vonesë. Zoti na dhuroi një fëmijë të bukur, një vajzë që e quajtëm Aisha, e cila mbush jetën tonë me gëzim, dashuri të ndërsjellë dhe mirënjohjen ndaj Zotit. Gjithmonë kam menduar se koha e përshtathsme për të patur fëmijë është atëherë kur ta ndiej brenda meje se jam e pregatitur për këtë moment. Zoti na „befasoi“ dhe më bëri të ditur se vetëm Ai e di kur është momenti i duhur për çdo gjë. Bashkë me burrin i jemi Atij jashtëzakonisht mirënjohës për këtë.
Po e mbyll historinë time me këto fjalë: le të na udhëheqë Zoti në të gjithë jetën tonë, t’i besojmë Atij, sepse vetëm Ai e di ç’është për ne më e mira, t’i jemi Atij gjithnjë mirënjohës, të përpiqemi të jemi myslimanë të devotshëm, t‘i falemi Atij, ta kujtojmë Atë papushim dhe jo vetëm ateherë kur ndodhemi keq. Na dhëntë Zoti fuqi të mjaftueshme për të qëndruar në rrugën e drejtë. Amin!

Motra Aziza (Ummu Aisha)
2006
© islamweb.sk
Ummu Aisha,
5.5.2006

Artikulli paraprakCathryn Huges: Unë gjithmonë kam dyshuar në trinitet
Artikulli vijuesTregimi i pranimit të Islamit nga një vajzë çifute