Zgjohuni, para se t’ua varin ikonen e Terezes ne drejtimin e Qabes!

Enes Neza

Zgjohuni, para se t’ua varin ikonen e Terezes ne drejtimin e Qabes!

Padia e Kacit ne prokurori ndaj Kuranit nga njera ane, dhe vendimi per te hapur muze per Majka Terezen nen kembet e xhamise se Durresit nga ana tjeter, jane perpjekje te qarta per provokimin e muslimaneve dhe shkaterrimin e harmonise fetare ne vend. Per fatin tone te keq jetojme ne nje vend te korruptuar, e per kete arsye cmendurive perverse te Kacit nuk kemi cfare t’i bejme. Por nuk ka pse te jete keshtu edhe per cmendurine e fundit te bashkise se Durresit. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Muftinia e Durresit duhet te kerkojne sqarime dhe ta zgjidhin kete pune ne menyre institucionale e te mos e lejojne kete provokim. Perndryshe, besimtaret muslimane kane te drejte te shfrytezojne te gjitha hapsirat qe u lejon demokracia per te shprehur kundershtimin e tyre kunder ketij projekti qe synon minimin e harmonise fetare. Askush nuk duhet te mashtrohet nga premtimet e rreme te bashkise se Durresit se muzeu do te jete aty per nje muaj. Sikur Nene Tereza te varej nen kembet e xhamise qofte vetem per disa caste do te ishte fyerje per muslimanet, e jo me per nje muaj te tere apo, larg qofte, pergjithmone. Zgjohuni, para se t’ua varin ikonen e Terezes ne drejtimin e Qabes!
Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë Observer.al

Artikulli paraprakA mund të ekzistojë një çamçakëz që shëron islamofobinë?! Ja çfarë kanë prodhuar muslimanët amerikanë (video)
Artikulli vijuesKastriot Myftaraj i “shpall luftë” Zotit!