Ish lideri i RDK-së dhe profesori univerzitar Rufi Osmani mbrëm në një debat në emisionin Click plus në TV21 përballë analistëve Blerim Reka, Arben Ratkoceri dhe profesorit universitar Izet Zeqiri, komentoi situatën rreth bashkëpunimit opozitar ku mes të tjerash tha: ” Do të ishte mirë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët në Maqedoni të garojnë me dy lista, BDI me PDSH-së dhe lista tjetër, Aleanca për shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Uniteti”.
Ai sërish ftoi liderët e Aleancës për shqiptarët dhe Këshillin opozitar që të ulen të pijnë të paktën nga një kafe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit.