Naser Rugova, nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur për nismën e bashkimit të partive të djathta dhe koalicionin e përfolur ndërmjet AAK-së dhe PDK-së.
Rugova ka thënë në KTV se beson që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të profilizohet nga partitë e qendrës së djathtë. Ai ka theksuar se AAK-ja bashkohet më shumë me LDK-në sa i përket aspektit konceptual, politik dhe programorë se sa me PDK-në.
Rugova ka thënë se secila parti që bënë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës do ta zbeh imazhin e partisë së saj, madje ai këtë e ka thënë edhe për partinë e tij LDK-në, e cila në legjislaturën e kaluar kishte qenë në koalicion me PDK-në.
“Edhe koalicioni me LDK-në dhe PDK-në i bërë atëherë ishte një koalicion jo parimorë, jo natyrorë dhe u panë edhe rezultatet e atij koalicioni dhe andaj dua të besoj se edhe AAK-ja me vëmendje thjesht do ti përcjell hapat e mëtutjeshëm të partnerëve të mëtutjeshëm të partnerëve të besueshëm”, ka thënë Rugova, përderisa si shembull të mirë ka përmendur koalicionin që ishte bërë ndërmjet AAK-së dhe LDK-së.
“Ne e patëm një koalicion me AAK-në, përkundër diferencës në numër, e patëm një koalicion që në kohë të protektoratit dhe të një qeverie thjesht si institucione të përkohshme ka funksionuar bukur mirë. Ka pasur partneritet bukur serioz”, ka thënë Rugova.kohaislame
You Might also Like
Vjet hoxhallarët, tani opozitarët!
Analisti i pavarur, Arian Xhezairi përmes një postimi në facebook, si me ironi ka krijuar…
By
Redaksia
1 Min Read
Sivjet ndërtohet autostrada Gjakovë – Klinë
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot në Gjakovë ka deklaruar se në vitin 2018 do…
By
Redaksia
2 Min Read
Gati të gjitha zjarret janë shkaktuar nga njerëzit
Nën organizim të Zyrës rajonale të OSBE-së në Gjilan, të hënën është debatuar për dëmet…
By
Redaksia
4 Min Read
RRITET NUMRI I DHURUESVE VULLNETARË TË GJAKUT
Me moton “Çdo dhurues i gjakut është një hero”, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut…
By
Redaksia
3 Min Read
Gega: Salihu ma ofroi revolen ta vras Jusuf Gërvallën
Hysen Gega, ish i burgosur politik, në një intervistë për Kosova Sot ka folur…
By
Redaksia
4 Min Read
Gjakova, vatër e drogës
Gjakova është shndërruar në qendrën kryesore të përdoruesve të drogës në Kosovë. Këtë fakt…
By
Redaksia
1 Min Read
